Presidenti Iliri Meta ka deklaruar se në lidhje me tenderat sekret, ku opozita akuzon qeverinë për maskat dhe çmimet e pajisjeve mjekësore për koronavirusin, është detyra e prokurorisë të vendosë.
Sipas Metës, opozita duhet të vlerësojë që kufizimet e vendosura sigurojnë rritjen e përgjegjëshmërisë.
‘Lidhur me shqetësimet qe ka ngritur opozita unë dua të vlerësoj që këto kufizime që inponohen për shkak të një pandemie globale duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës dhe mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve. Unë mund të apelojë për të rritur transperencën në këtë drejtim dhe është detyra e prokurorisë të flasë’, tha ai.
Më tej, kreu i vendit ka dhënë edhe një përgjigje për kryeministrin Edi Rama, se me çfarë note e vlerëson: ‘Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve’.