Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra nga opozita për ndërtimin e ri të Portit të Durrësit.
Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama shkruan se armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do të transformojë Durrësit në një ndër vendet destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’u shërbejë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, shkruan Rama.
“Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!”, ka shtuar kryeministri.
Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2022