Nga foltorja e Kuvendi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagoi lidhur me akuzat e fundit të opozitës se vallai i tij dhe ai i kryeministrit Rama janë të lidhur me kompanitë e lojrave të fatit.
Këto akuza ministri Xhafaj i cilësoi shpifje, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet lidhur me deklaratat.
“Shpifin hapur sikur familjarët e mi janë të lidhur me kompanitë e lojrave të fatit, si gjithmonë për të bërë më të trashë mashtrimin përfshijnë në këto afera edhe familjarë të kryeministrit. Me përgjegjësi ligjore dhe morale deklaroj se se ajo që kanë deklaruar zotërinjtë është një mashtrim. Mënyra e paraqitjes së ketyre deklarimeve i klasifikon këta deklarues si shantazhues politikë. Megjithatë nuk dua të ndalem shumë sot në këtë absurditet dhe për më shumë jamë i bindur se njerëzit e kanë të qartë se këto sulme janë për qëllime politike. I bëj thirrje organit të Prokurorisë të hetojnë sa më shpejt mbi këto deklarime”, tha Xhafaj
Ndërsa më tej ministri foli edhe për propozimin e opozitës për vettingun në politikë, duke e cilësuar si reklamë.
“Ka mbirë së fundmi edhe nisma e kam fjalën për atë reklamën e dobët të deklaratave që po tentojnë t'i prezantojënë si vetting për politikën. Kësaj nisme duhet ti kishin vënën një emër tjetër ‘vettingu mbi baltën’”, tha Xhafaj.