Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzat e Berishës, reagon Garda: Asnjë punonjës s'ka qenë i armatosur në sallë

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat e Berishës, reagon Garda: Asnjë punonjës s'ka

Garda e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, se gjatë seancës së sotme plenare ishin të armatosur.

Në një reagim zyrtar Garda thotë se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe se asnjë prej punonjësve të Gardës s' ka qenë i armatosur brenda në sallën e Kuvendit.

Ata kanë shtuar se ky pretendim është i deputetit demokrat Edmond Spaho për gardistin që ka qenë pranë kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, mirëpo sipas Gardës ai ka mbajtur në dorë një dosje jeshile për të shmangur ndonjë incident.

"Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se: Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.

Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit", thuhet në njoftim.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas përfudimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, tha se gardisti që u përplas me Ervin Salianjin në Kuvend, ishte i armatosur.

Pas kësaj deklarate të Berishës, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se gardistët ditën e sotme ishin të armatosur dhe se do të kallëzojnë në SPAK kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, për shpërdorim detyre.

LEXO EDHE/ Bardhi: Do të kallëzojmë në SPAK Lindita Nikollën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese