Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në emisionin “Opinuion” se qeveria po fsheh numriin e vërtetë të viktimave të COVID, kryeministri Rama ka paralajmëruar një konferencë ditën e sotme.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se sot në orën 18:00 do të jetë edhe mesazhi i tij për shqiptarët.
“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan Rama.
SIpas PD, po fshihet numri i viktimave nga COVID, duke pretenduar se 414 persona të cilët humbën jetën nga koronavirusi nuk janë raportuar.