Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Akuzat e Aleancës për Teatrin, reagon delegacioni i BE: Deklarata bazuar në shpifje; ja çfarë thotë për takimin e Sorecës me Tushën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas akuzave të përfaqësueses së Aleancës për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese, Adriana Kalaja, e cila tha se ditën kur është mbajtur seanca për Teatrin, Soreca ka zhvilluar një takim jo publik me kryetaren Vitore Tusha dhe është larguar nga dera e pasme.

Delikacioni i BE ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se akuzat janë shpifje. Ndër të tjera delekacioni sqaron se Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021, teksa thotë se takimi ishte pjesë pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillonte ato ditë.

Postiomi i plotë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.

Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.

Lexo edhe: Aleanca për Teatrin denoncon ambasadorin Luigi Soreca, avokatja: Ditën e seancës, takoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, iku nga dera e pasme

Më shumë

spot_img
spot_img