Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Nuk komentoj dikë që ka punë me drejtësinë

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat e Ahmetajt, Rama: Nuk komentoj dikë që ka punë me

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të Asamblesë së PS, është pyetur edhe një herë nga media në lidhje me akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ai u shpreh se nuk komenton për njerëz që kanë të bëjnë me drejtësinë, teksa tha se qytetarët dinë të ndajë të vërtetën nga broçkullat.

“Për qytetarët mos u shqetësoni, leximi i opinionit të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se çdokush tjetër. Prej shumë vitesh kemi instrumenta shkencorë që vlerësojnë opinionin qytetar zhvillojmë anketime, fokus grupe, çfarë qytetarët presin nga ne.

Me qytetarët që na votojnë, që nuk na votojnë. Janë të qartë. Sepse qytetarët merren gjithmonë, janë politikisht në një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe jashtëzakonisht me nuhatje. Dinë se si ti ndajnë broçkullat nga thelbi.

Është një pyetje e tepërt, e kotë. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë, i ka me drejtësinë. Ndjehen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera. Nuk është për mua ta shpjegoj këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë ti zgjidhi me drejtësinë. Kam qenë serioz që ditën e parë kur kam thënë që dua reformë në drejtësi. Duhet të vazhdojmë të qeverisim që të garantojmë drejtësinë të veproj mbi këdo dhe për çfarëdo arsye që drejtësia beson se x, y, i djathtë apo i majtë para apo prapa duhet të vijë para drejtësisë.

PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesin sa herë të doni, është liria juaj, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese