
Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetajt, i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt.
Manja duke mos e komentuar gjatë tha se është krenar për drejtësin dhe repsekton vendimet e marra prej saj.
Pjesë nga debati në “Top Story” në “Top Channel:
Ulsi Manja: Si ministër i Drejtësisë nga dita një dhe deri më sot në të gjithë trajektoret e mia politike jam shumë krenar që me votën time u dham shqiptarëve Drejtësinë që meritojmë. Pres dhe respektoj drejtësinë e vendit tim.
Xhaferaj: E vlerësoj, por për ata që tha Ahmetaj se kryeministri ka kapur SPAK-un një dhe Veliaj ka inceneratorin e Tiranës dy, a ke ndonjë gjë për të thënë?
Ulsi Manja: Nuk jam këtu për të komentuar çështjet e drejtësisë. Sepse unë besoj te drejtësia e vendit tim, ndryshe nga ti .