
Deputeti i PS, Erion Braçe është pyetur në lidhje me akuzat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për kryeministrin Edi Eama.
Braçe tha se nuk i pëlqen të dëgjoj përralla teksa me ironi tha: “nëse ai është i përndjekur politik, Edi Rama është Taylor Swift në superboul dhe unë të isha Leo Messi”.
“Kam rreth 40 vjet që nuk dëgjoj përralla. E kam të pamundur që të dëgjoj përralla në këtë moshë. Nëse është përndjekje politike. I bie që Rama të jetë Taylor Sëift në superboul dhe unë të isha Leo Messi, por nuk jam. Do të doja të isha por nuk jam”, tha Braçe për “Report.tv”.
Kujtojmë që pak më parë Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i cilësuar ata madje si dhe kryesorët e inceneratorit të Tiranës.