Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Akuza: Rama do të heqë taksën e infrastrukturës edhe për kullat shumëkatëshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në emër të nxitjes së turizmit, qeveria shqiptare ka miratuar lehtësi të shumta për hotelet me 4 dhe 5 yje, si përjashtim nga tatim fitimi për 10 vite, heqjen e taksës së pronës dhe heqjen e taksës së infrastrukturës për hotelet me 5 yje. Lehtësitë i fitojnë hotelet që klasifikohen me status special dhe kriteret e këtij statusi miratohen dhe jepen nga Këshilli i Ministrave.

Sipas burimeve të “Zgjidhja”-s, taksa e infrastrukturës, një nga burimet më të mëdha të financimit të pushtetit lokal, pritet të hiqet jo vetëm për hotelet me 5 yje, por edhe për disa prej kullave shumëkatëshe që pritet të ndërtohen në mes të kryeqytetit, përmes manipulimeve me statusin special.

Pasi plani rregullues u hartua pa transparencë në një mënyrë të tillë që mundësonte ndërtimin e kullave aty ku vinin gishtin oligarkët e Ramës, tashmë ata nuk duan të paguajnë as taksën e infrastrukturës, që është 8% e vlerës së shitjes së ndërtesës dhe që arrin miliona euro për kullat e larta. Ata kanë shtyrë planet për ndërtimin e kullave, në pritje të lehtësive fiskale, që duan t’i fitojnë padrejtësisht.

Është ky nderi i radhës që Rama përmes mashtrimeve dhe spekullimeve po u bën miqve të tij, me të cilët po ndan gjithçka, duke filluar nga tenderat e deri te koncesionet antikombëtare.

ZGJIDHJA denoncon këtë abuzim me statusit special në fjalë i cili, në thelbin e vet dhe veç të tjerash, deformon dhe shkatërron edhe lirinë dhe barazinë e konkurencës së operatorëve në treg.

ZGJIDHJA është thellësisht kundër kësaj padrejtësie që po u bëhet të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ata po privohen nga të mirat e taksave që duhet të paguheshin nga oligarkët e Ramës dhe Veliajt që vetëm po shtojnë milionat në kurriz të shqiptarëve, thuhet në njoftimin e partisë “Zgjidhja” shpërndarë për mediat.

Më shumë




spot_img








spot_img