Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Akuza për tradhti ndaj shtetit, Ukraina sekuestron pronat e ish-presidentit Petro Poroshenko

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë në Ukrainë ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili akuzohet për tradhti ndaj atdheut të tij.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Ukrainës, mësohet se Igor Golovan, avokati i Poroshenkos në një deklaratë për mediet ka njoftuar se Gjykata Pechersk e Kievit ka marrë vendim për sekuestrimin e gjithë pasurisë së Poroshenkos. Po ashtu avokati Golovan tha se do të apelojnë këtë vendim.

Poroshenko i cili ndodhet jashtë vendit ishte shprehur se më 17 janar do të kthehet në vend dhe do të bisedojë me kryeprokurorin lishiur me këtë çështjhe. Ish-presidenti Poroshenko akuzohet për “tradhti ndaj atdheut” dhe “financim të terrorizmit”.

Gjatë presidencës së tij, Poroshenko dyshohet se ka ndihmuar separatistët që t’i shesin qymyr Kievit në një vlerë prej 54 milionë dollarësh, në periudhën 2014-2015, thuhej mes të tjerash në deklaratë. Nëse shpallet fajtor për akuzat, ai mund të dënohet deri me 15 vite burg.

Më shumë




spot_img








spot_img