Pas deklaratës së Partisë Demokratike përmes zëdhenëses Ina Zhupa, e cila ka akuzuar Ministrin e Financave për lidhje miqesore me një kompani e cila sipas PD, është favorizuar në tendera, Ministri Ahmetaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook:
"I shkreti Administrator! I paska djegur shumë paketa e bujqësisë. I dhemb puna e qeverisë dhe arritjet e vendit. I dhemb rrëzimi i paketës së tij qesharake për ekonominë, se është mësuar ta shohë vendin në zi dhe varfërim. Nuk e kupton që sorrollatet më kot në përpjekje për të mbajtur vendin e punës, e për këtë ka filuar të sajojë lidhje pa lidhje, ngatërron Arben Ahmetajn me Eduard Halimin,” shkruan Arben Ahmetaj.
Sondazh
Poll