Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Akuza ndaj Shpend Ahmetit: Mbushi komunën e Prishtinës me militantë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti, për një vit i ka punësuar 89 zyrtarë me kontratë mbi “vepër” siç quhet në shtetin e Kosovës. Opozita e akuzon Ahmetin se shumica e të punësuarve në Komunë janë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje.

Opozitarët po kërkojnë raport nga Ahmeti për punësimet. Shpend Ahmeti si duket e ka thyer rekordin e gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës për punësimin e militantëve partiakë.

albsig

Ahmeti, i cili para një viti ka marrë drejtimin e Komunës më të madhe në vend, i ka punësuar pa konkurs, por me kontratë mbi vepër 89 zyrtarë, shumica e të cilëve aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Punësimin e këtyre zyrtarëve e konfirmojnë edhe drejtuesit e Komunës së Prishtinës, duke sqaruar se 30 veta janë angazhuar në Drejtorinë e Urbanizmit, 10 në Drejtorinë e Administratës, etj.

Në zyrën për informim të Komunës së Prishtinës kanë treguar se në Komunë brenda vitit 2014 janë punësuar 40 nëpunës me konkurs të rregullt, ndërsa 89 të tjerë me kontratë mbi vepër. Ata kanë treguar se në Komunë janë punësuar edhe 85 praktikantë, por të cilët sipas tyre nuk paguhen.

Në anën tjetër, drejtuesit e partive opozitare në Komunën e Prishtinës kërkojnë nga kryetari Ahmeti që të raportojë në lidhje me këto punësime. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img