Hapësire reklamuese

Politikë

Akuza e rëndë: Kjo që po bën ministria e Arsimit, antiligjore, çorientim, injorancë...

Shkruar nga Newsbomb

Akuza të forta në drejtim të ministrisë së Arsimit, drejtuar nga ministrja Lindita Nikolla.

Është deputeti i PD Luçiano Boçi ai i cili denoncon atë që po ndodh në portalin UAlbania. Ky portal u shërben maturantëve për aplikim por Universitetet jopublike futen në një “thes” me Kolegjet jopublike dhe konsiderohen të gjithë universitete, pa dallim.

“Ndërkohë Ministria e ka detyrim ligjor që çdo aplikanti t’i bëjë të ditur se cili emërtohet Universitet dhe cili Kolegj, që të orientojë preferencën.

Ky që bën Ministria është jo vetëm veprim antiligjor por dhe çorientim me pelivanllëk, sikurse është injorancë ministrore e zakonshme.

Madje, madje, Ministria jonë e famshme ende nuk e di që emërtimi Universitete PRIVATE, sipas ligjit të miratuar nga ajo vetë, këtu e katër vite të shkuara, nuk ekziston më. Ato emërtohen JOPUBLIKE.

Paaftësi dhe padije lemeritëse!” shkruan Boçi.

REAGIMI I PLOTË:

UNIVERSITET APO KOLEGJ?!

PRIVAT APO JOPUBLIK?!

Paaftësia, padija, por dhe pelivanllëku në Ministrinë e Arsimit nuk ka fund.

Nē portalin UAlbania, i cili i shërben maturantëve për aplikim, Universitetet jopublike futen në një thes me Kolegjet jopublike.

Konsiderohen të gjithë UNIVERSITETE, pa dallim.

Ndërkohë Ministria e ka detyrim ligjor që çdo aplikanti t’i bëjë të ditur se cili emërtohet Universitet dhe cili Kolegj, që të orientojë preferencën.

Ky që bën Ministria është jo vetëm veprim antiligjor por dhe çorientim me pelivanllëk, sikurse është injorancë ministrore e zakonshme.

Madje, madje, Ministria jonë e famshme ende nuk e di që emërtimi Universitete PRIVATE, sipas ligjit të miratuar nga ajo vetë, këtu e katër vite të shkuara, nuk ekziston më. Ato emërtohen JOPUBLIKE.

Paaftësi dhe padije lemeritëse!

Por “ku di dhia ç’është tagjia?!” - thotë populli.

Ku e di Ministria e Arsimit dallimin midis PRIVATE dhe JOPUBLIKE?!

Dhe sa gjëra të tjera nuk di Ministria jonë e Arsimit...përveç disave?!!!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese