Hapësire reklamuese

Politikë

Akuza e rëndë e Berishës: SPAK ka përgjime, Veliaj ka urdhëruar Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën

Shkruar nga Newsbomb
Akuza e rëndë e Berishës: SPAK ka përgjime, Veliaj ka

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish te afera e inceneratorëve. Sipas ish-kryeministrit SPAK disponon prova të cilat tregojnë se si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar Mirel Mërtirin që të paguajë Bolinon, Fugën dhe Blushin.

“Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta”, tha Berisha gjatë deklaratës së tij të përjavshme me gazetarët.

Berisha thekson se është në dijeni edhe për përqindjet e aksioneve që kryebashkiaku i Tiranës ka dhe se kjo deklaratë e sotme është bërë pas tentativave për të zhdukur dosjen e SPAK-ut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çfarë kanë zbulimet e fundit? Zbulimet e fundit faktojnë atë që u kam deklaruar ju në mënyrë të vazhdueshme. Ndërmarrja është e Erion Veliajt. Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta.

Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem. Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut.

Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës. Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese