Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Akuza e Patozit: Basha tentoi të tjetërsonte PD-në, dështoi me sukses

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka vijuar me akuzat e tij të ashpra kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në një intervitsë për report Tv, Patozi u shpreh se Basha para dhe gjatë zgjdhjeve u përpoq që tjetërsonte partinë, por që nuk ia doli.

Më tej Patozi u shpreh se Basha bëri një eksperimet që dështoi duke tentuar që të ndryshonte simbolet e kësaj partie.

“Basha ishte hartuesi i tezës së Republikës së re dhe përsa kohë Basha i ka marrë të gjitha përsipër unë sigurisht që do i vë gishtin atij. PD është sot në gjendje depresive. Kam bindjen e plotë që Basha tentoi pa sukses të tjetërsoi PD për të krijuar një parti tjetër e cila do të ruante vetëm emrin por do të ishte parti personale e tij, por nuk e arriti. Tentoi që përmes PD të arrinte në një parti tjetër që kishte trajtën e Republikës së Re, i ndryshoi njerëzit dhe ngjyrën, zhduku rrënjët. Basha donte që të kishte një parti personale, por kur nuk u arrit objektivi u kthye sërish te PD. Ky eksperiment i dështuar tregoi që nuk mundesh që në shekullin që jetojmë që duke ardhur nga asgjëja të marrësh përsipër opozitën e vendit dhe ta kthesh në një ndërmarrje biznesi privat. Ai u kthye te PD, pasi ka nevojë, pasi e kishte të pamundur të avanconte përpara”,- u shpreh Patozi. 

Më shumë




spot_img








spot_img