Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Akuza e fortë e Vangjel Tavos: Ish-shefi i Policisë Arianit Arapi, bën fushatë për Bledi Çuçin; Fatmir Xhafaj e shkarkoi se u kap me 12 ton drogë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani i LSI Vangjel Tavo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen ne djeshme, kur është shprehur se ish-shefi i Policisë së Gjirokastrës Arianit Arapi bën fushatë për ministrin Bledi Çuçi në Gjirokastër.

“Është këshilltar i zotit Cuçi, është shef i fushatës së Çuçit. Këtë e di unë, gjirokastritët dhe tepelenasit. Ish-drejtori i policisë së Qarkut Gjirokastër, i liruar nga detyra dhe ju hap edhe çështje penale në prokurori, u lirua nga detyra në kohën e Fatmir Xhafajt për 12 ton drogë në Përmet dhe ka dalë edhe në përgjime.

Unë di çfarë ka ndodhur. Sot është në Gjirokastër, e njohin të gjithë në Gjirokastër, është futur në parcelat e kanabisit dhe i numëronte për të marrë paratë. Ka takuar plot njerëz, u ka ofruar plot gjëra, i ka intimiduar”, tha Tavo në Vizion Plus.

Këtë deklaratë, politikani i LSI e ka përsëritur dhe mëngjesin e sotëm. Përmes një shënimi në profilin e tij, Vangjel Tavo thotë se “Arianit Arapi i larguar për drogë, bën fushatë me “Rilindjen.”

“Ish drejtori i Policisë Arianit Arapi i larguar për drogë, bën fushatë me “Rilindjen.” JO më para droge në Gjirokastër. JO më kontroll bandash. JO më shfrytëzim i banorëve të thjeshtë e të varfër. Ta çlirojmë qarkun nga paligjshmëria dhe të sigurojmë punësim dhe mirëqenie”, shkruan ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img