Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Akuza e fortë e Sali BERISHËS: 27 vjeçari lezhjan piu fotoksinë dhe vdiq, kandidati i PS-së e kërcënoi me jetë për lekët e votave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministrri Sali Berisha bën një deklaratë të fortë dhe akuzon drejtpërdrejt kandidatin e PS në Lezhë Eduard Ndreca, i cili doli fitues në 25 prill, se ka kërcënuar me jetë 27 vjeçarin Kastriot Luka. Ky shtetas thotë Berisha, si pasojë e presionit ka pirë fotoksinë dhe ka vdekur.

Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri, thuhet se Eduard Ndreca i ka bërë presion dhe ka kërcënuar me jetë Kastriot Lukën që t’i kthente lekët për blerjen e votave, pasi kishte humbur në fshatin e tij.

Mësohet se 27 vjeçari Kastriot Luka ka ndërruar jetë në datë 29 prill 2021, por shkaku nuk dihet.

Shkrimi i Sali Berishës:

Vetevritet 27 vjecari pas humbjes se Eduard Ndreces ne fshatin e tij.

Lexoni qytetarin dixhital.

Akuzon Eduard Ndrecen se pas humbjes ne fshatin e tij i kerkoi me kercenim te ndjerit leket e dhena per blerjen e votes. sb

Zoti ish kryeminister! Po ju njoftoj  qe ne fshatin Rrase te Kalivacit, qendra administrative Ungrej banditi i rilindjes Eduart Ndreca pasi humbi ne fshatin e vet i kerkoi duke e kercenuar me jete leket  e votave mbrapsht te ndjerit Kastriot Lukes!

Ai ne deshperim e siper piu fotoksine dhe fatkeqesisht ndroi jete 4-5 dite pas zgjedhjeve ne moshen 27 vjecare. Eduard Ndreca  edhte trafikanti i droges se Kashnjetit qe me leket e droges  bleu votat ne Lezhe por populli nuk e votoj.

Screenshot 8 4

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img