Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuza e fortë e Ndrea Prendit për 21 janarin: Protestuesit qëlluan me armë zjarri nga maja e PIRAMIDËS, në krye të grupit që na sulmoi me MOLOTOV ishte…

Shkruar nga Newsbomb
Ndrea Prendi

Ish-komandanti i Gardës Kombëtare Ndrea Prendi ka folur për protestën e 21 janarit, ku ka bërë edhe akuzën e fortë se protestuesit kanë qëlluar me armë zjarri nga maja e piramidës.

Ai u shpreh se kishte edhe grupe protestuesish që sulmoi Gardën me Molotov dhe gurë, ndërsa shtoi se në krye të këtij grupi qëndronte ish-komandanti i Njësisë Speciale.

“Para se të fillonte zjarri unë kam qenë brenda në kryeministri. Kam dëgjuar hapjen e zjarrit dhe kam dalë te shkallët. Në momentin që kam dalë te shkallët e kryeministrisë kam parë një breshëri gurësh që vinin nga piramida dhe hapjen e zjarrit që vinte nga piramida nga demostruesit. Ka patur një hapje zjarri nga demostruesit nga maja e piramidës. Unë e kam parë vetë. Me çfarë arme nuk e di. Në momentum që kam kthyer kokën kam parë që dera ishte hapur. Goditja ka qenë e vazhdueshme. Ka patur protestues brenda rrethimit të kryeministrisë. Jemi sulmuar në mënyrë të fuqishme me gurë dhe molotov, ku kam dalluar edhe ish-komandantin e Njësisë Speciale në krye të këtyre grupeve”, tha Prendi në Opinion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll