Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Akuza e fortë e Lulzim Bashës: Arben Ndoka dhe Altin Hajri u liruan qëllimisht 1 javë para zgjedhjeve! Këta, djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit s’na ndalin dot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë nga Lezha, ku është takuar me strukturat e Patisë atje. Ai është shprehur se Arben Ndoka dhe Altin Hajri jo më kot janë liruar para zgjedhjeve nga drejtësia, por vetëm për të blerë vota.

Sipas Bashës, regjimi Rama-Doshi nuk do të gjejë paqe asnjëherë, sepse vala e ndryshimit e ngritur nga demokratët do ta përmbysë. Ai kërkoi që demokratët të mos dorëzohen pasi pushteti po përdorë çdo mënyrë për t’ju ulur kokën, duke shitur fitoren e marrë me vjedhje si humbje të PD.

“E gjithë vëmendja jonë duhet të jetë te mobilizimi i çdo energjie, për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se ditët i kanë të numëruara. Nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur për të çliruar dëshirën e njerëzve për ndryshim. Kush është i lodhur nga kjo betejë, ka hequr dorë nga Shqipëria dhe është kthyer në skllav i Doshit e Ndokës me shokë”, shtoi Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Lezhë:

Me deformimet, me vjedhjen e votave, me kërcënimet e administratësë, me të gjitha truket, prap diferenca me ne është shumë e vogël. Djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Po pse këta do na ndalojnë ne. Po pse këta do ja thyejnë kokën këtij vendi. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë.

Kur bëhet një faull nuk bëhet ndeshja, jepet karton dhe gjuhet faulli apo penalltia. Më 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët do t’i ngrenë kartonat e kuq. As Edi Rama e as Tom Doshi, as Qaif Rakipi dhe bandat e Durrësit e askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend.

Ata po bëjnë cdo përpjekje të na ulin kokën, të na përcajnë, për të na cororditur, për ta shitur fitoren e marrë me vjedhje si një humbje të PD. 25 prilli është një humbje për shqiptarët, humbje e përkohshme sepse beteja do të vazhdojë.

Valën për ndryshim që bashkë e ngritëm, ta bëjmë më të fortë, shtëpi më shtëpi, nga qyteti në qytet, në çdo fshat, në familjet tona. Përpiqen të na bëjnë të besojmë se është dobësi që ne nuk bëmë aleancë me bandat. Ata mbeten një grusht njerëzish që përfaqësojnë llumin e shoqërisë.

PD ka qenë dhe është një shtëpi e madhe, ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributet e veta. Ka lirinë e mendimit, të shprehjes. Në shtëpinë tonë nuk ka të tepërt. Le t’i dëgjojmë, t’i mirëpresim të gjitha kritikat konstruktive teksa bëhemi gati që 650 mijë shqiptarët që na votuan t’i udhëheqim në rrugën e kësaj beteje deri në fund.

E gjithë vëmendja jonë duhet të jetë te mobilizimi i çdo energjie, për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se ditët i kanë të numëruara. Nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur për të çliruar dëshirën e njerëzve për ndryshim. Kush është i lodhur nga kjo betejë, ka hequr dorë nga Shqipëria dhe është kthyer në skllav i Doshit e Ndokës me shokë.

Këtë betejë ne e nisëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk e nisëm për veten tonë, nuk e nisëm për karriget tona. Këtë betejë ne do ta përfundojmë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img