Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Akuza e fortë e Edith Harxhit: PD e kapur nga oligarkët, SPAK të hetojë kunatin e Bashës për aferën në portin e Durrësit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, ka bërë akuza të forta ndaj kryedmeokratit Lulzim Basha.

Në një intervistë në Euronews Albania, ajo u shpreh se Pd është e kapur nga oligarkët dhe Basha është një prej tyre, ndërsa kërkoi nga SPAK që të hetojë aferën në portin e Durrësit, pasi thuhet se kunati i Bashës është ortak me personin që ka fituar tenderin prej 20 miliardë dollarësh.

“Unë mendoj se PD është krejtësisht e kapur jo vetëm nga zoti Basha, por është e kapur nga oligarkia në përgjithësi. Zoti Basha është anëtar i kësaj oligarkie. Vetëm disa ditë më parë ka pasur në disa media të dhëna mbi aferën në portin e Durrësit. Kjo tregon që se PD është futur shumë thellë në disa kanale. Nëse janë të vërteta ato që thuhen, që kunati i tij është ortak me njërin nga ata që kanë fituar tenderin 20 miliardësh, është lidhje e drejtpërdrejtë, ndaj SPAK duhet të hetojë. Duhet hetim i menjëhershëm për të gjitha ato që kanë dalë në media”, tha Harxhi.

Ajo foli edhe për deklaratët e frta të Mark Markut në Kuvendin e PD-së, për të cilin tha se qëndrimi i tijn ishte i drejtë por i vonuar, pasi më herët Marku ishte një nga ithtarët e Bashës.

“Qëndrimi i Mark Markut ishte i drejtë por i vonuar, pasi Marku deri para pak javësh ka qenë një nga ithtarët e zotit Basha dhe e ka mbrojtur me tone shumë të forta. Ai ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të “masakrës elektorale”. Nuk e di çfarë ka ndodhur me zotin Marku, por mabse ka kuptuar vërtetë se pas masakrës elektorale fshihej mundësia për të fshehur humbjen e kryetarit Basha, për të mos marrë përgjegjësitë për humbjen dhe qëndrimin në opozitë”, u shpreh ajo.

E pyetur për pjesëmarrjen e Berishës në Kuvendin Kombëtar, Harxhi tha se nuk e kuptonte pse ish-kryeministri mori pjesë në atë Kuvend, por me atë që bëri legjitimoi në detyrë kryetarin e PD Lulzim Basha.

“Nuk e kuptoj pse zoti Berisha vendosi të marrë pjesë në këtë Kuvend. Zoti Berisha duhet ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër se ky ishte një Kuvend për të mbajtur në detyrë kryetarin actual. Zoti Berisha ka legjitimuar kryetarin në detyrë, zotin Basha”, u shpreh Harxhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img