Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Akuza e fortë e dhëndrit të Berishës ndaj Bashës: Të vijë e të të përdhunojë ambasadorja në selinë tënde, kjo do të thotë se ti je peng

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se ka patur shenja që Basha do të merrte atë vendim për Berishën. Sipas tij, Basha është një peng i ambasadores Yuri Kim, pasi sipas tij, kjo e fundit e ka detyruar Bashën të marrë vendimin për përjashtimin e Berishës.

“Përjashtimi i Berishës i ngacmoi shumë demokratët. Është e vërtetë që kryetari e ka shkelur disa herë statutin. Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje për shkeljet e statutit. Shenjat ihsin të qarta, nuk kishim të bënim me një demokraci. Duhet të kishin reaguar më shumë demokratët. Fjalimi i Bashës ishte i pritshëm, pasi ishin dhënë disa shenja hileqare.

Të vijë ambasadorja, të të përdhunojë në selinë tënde, dhe ti të mos dalësh. kjo do të thotë se ti je i kapur peng në diçka. Ose je i kapur peng për korrupsion, ose të kanë kapur në pazare me Edi Ramën, a ku të ka kapur peng nuk e di, por ti je një peng. Por të të përdhunojë në zyrën tënde dhe ti të mos dalësh të thuash një fjalë, kjo është një shenjë. Shenjë tjetër ishte krijimi i Kryesisë së PD-së me njerëz që nuk janë anëtarë të PD-së”, tha Malltezi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img