Hapësire reklamuese

Politikë

Akuza e fortë e Berishës: Rama ka bllokuar INSTAT të publikojë të dhënat e vdekjeve, në 6 javët e fundit ka patur 385 viktima

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi u shrpeh se ky i fundit ka bllokuar INSTAT që të ppublikojë të dhënat e vdekjeve në vendin tonë.

Berisha u shpreh në RTV Ora se në 6 javët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 385 qytetarë për shkak të COVID, ndërsa shtoi se Shqipëria renditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë për vdekjet e tepërta gjatë pandemisë.

Sali Berisha: Sipas të dhënave të INSTAT, të bëra publike nga revista “Monitor”, Shqipëria rënditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë për vdekjet e tepërta gjatë pandemisë deri më 31 dhjetor. INSTAT fakton se, Shqipëria gjatë vitit 2020 pati 6049 vdekje më shumë se gjatë vitit 2019 dhe se mesatarja e viteve 2015 dhe 2019. Sot treguesi I vdekjeve të tepërta është treguesi më I besueshëm, më kryesor për vlerësimin dhe ndjekjen e trajektores së pandemisë.

Deri në atë periudhë, sipas publikimeve të “The Economist” të dates 6, Meksika dhe Peruja ishin vendet kishin vdekshmërinë më të lartë se Shqipëria, ndërsa në periudhën janar-shkurt të këtij viti Edi Rama ka bllokuar INSTAT për publikimin e të dhënave.

Sonila Meço: Duhej të dilnin në 12 shkurt të dhënat e 3 mujor.

Sali Berisha: Asgjë nuk ka dale dhe nuk ka për të dalë. Gjatë këtyre 6 javëve, të dhënat qeveritare, të cilat janë faktuar, të paktën 5-6 herë më të vogla se realet, tregon se SHqipëria ka patur në 6 javë nga Covid-19 385 vdekje. 


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll