Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Akuza e Bashës/ Policia sqaron incidentin ku u godit mjeti i tyre, “kërdia” në Elbasan me 7 makinat superluksoze, 3 të blinduara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia sqaron incidentin ku u godit mjeti i tyre, incident për të cilin kreu i PD Lulzim Basha akuzoi se ishte i përfshirë dhëndrri i Qazim Sejdinit, kryebashkiakut të Elbasanit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dhëndrri i Sejdinit nuk ka asnjë lidhje me këtë aksion gjatë të cilit janë sekuestruar 7 makina, 3 prej të cilave të blinduara. Si rezultat i aksionit janë arrestuar edhe tre persona. 

“Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku efektivat e policisë kishin  dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit  të   ushtruar  në në automjetin me targa  AA  040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim  të  dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi  Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve  të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi  mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet  se është  i blinduar”, thuhet në sqarimin zyrtar të policisë.

NJOFTIMI I PLOTË POLICISË:

Sekuestrohen 7  automjete, 3 prej tyre të blinduara, një armë zjarri sportive.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas,  konkretisht: drejtuesi i mjetit që u ndalua për  tu kontrolluar nga Policia, pasagjeri i këtij mjeti dhe roja i tregut Agro – Ushqimor

Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku efektivat e policisë kishin  dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit  të   ushtruar  në në automjetin me targa  AA  040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim  të  dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi  Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve  të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi  mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.  Mjeti tip Audi dyshohet  se  është  i blinduar.

Në lidhje me veprimet e mëtejshme të kryera nga ana e Policisë ju informojmë se:

Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar Renea dhe FNSH.

Policia ka  bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet  e  Tregut Ushqimor.

Nga Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  në bashkëpunim me Prokurorinë  e Krimeve  të  Rënda u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte  pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri.

 Mjeti ishte i dyshuar  dhe u  ndalua nga Policia  me qëllim verifikimin  e  dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan –operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.

 Gjatë kontrollit të banesës  i’u gjet dhe  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit  të banesës,  të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor  ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një pushkë sportive pa leje

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja  ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja  e  autorit  të  krimit”  parashikuar nga neni 236, 242, 302  të  Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip “Audi” me targa  AA 795 EP që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA  dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Mjeti tip “Audi”  dyshohet të jetë I blinduar dhe  është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht:

Mjeti tip “Audi”  me targa AA 862 OI në pronësi të  shtetases E.Xh

Mjeti tip “Range Rover” me targa  AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç

Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA  në pronësi të shtetasit E.H

Mjeti tip “Toyota” me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N

Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç.

Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç

Mjeti tip “Golf” me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e Policisë.

{mp4}92888{/mp4}

Më shumë


spot_img








spot_img