
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet në qytetet e Shqipërisë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në këtë fundvit.
Trupat inspektues të Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier gjatë kontrolleve të ushtruara në magazinat ushqimore, markete dhe supermarket kanë konstatuar mangësi në dokumentacione.
Lidhur me këto shkelje inspektorët e AKU kanë vendosur masat administrative me vlerë 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
“AKU vijon në mënyrë intensive kontrollet në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në këtë fundviti. Trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier gjatë inspektimeve të kryera në subjekte me natyrë aktiviteti “magazinë ushqimore”, “market” dhe “supermarket” konstatuan mangësi në dokumentacion. Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët për sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton për forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e paligjshmërisë”, thuhet në njoftimin e AKU.