Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

AKU vijon kontrollet: Paralajmërime në Tiranë e Shkodër, gjoba në Pogradec

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a069e14ae2352e60c6520c7957c23645

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit vijon kontrollet për garantim e sigurisë ushqimore në vend. AKU njofton se gjithsej janë kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

 5.jpg

Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Masa administrative “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër.

8.jpg

Në Elbasan janë marrë o mostra produktesh të ndryshme (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. 

7.jpg

Njoftimi i plotë i AKU

AKU vijon kontrollet dhe monitorimet ne terren, masa administrative me “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër, masë me “gjobë” në Pogradec.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme kontrollet zyrtare në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Masa administrative “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër.

Përsa i përket Planit të marjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

6.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img