Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

AKU bllokon mish dhe 20 mijë kokrra vezë në Korçë, vendos 21 milionë lekë gjoba

Lajme të ngjashëm

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 20 mijë kokrra vezë në Korçë dhe produkte ët tjera ushqimore, kryesisht mish pule, pasi subjektet që i tregtonin kishin disa probleme. Janë vendosur në 11 gjoba, me vlerë 21 milionë lekë të vjetra.

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të  tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës  dhe të vezëve, ka konstatuar disa  subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Më shumë