Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

AKU bllokon mbi 136 kg mish në Dibër, të skaduara dhe pa vulë, ndëshkon 4 biznese (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6a839d9626f68b22bc52fb657a2cc73

AKU ka bllokuar mbi 136 kg mish në Dibër si dhe ka ndëshkuar 4 biznese.

Bizneset janë ndëshkuar pasi janë konstatuar në shkelje ligjore që cënojnë sigurinë ushqimore.

Pasi janë monitoruar disa biznese është vërejtur se mishi i sekuestruar ka qenë pa vulë veterinare dhe i skaduar.

Njoftimi i AKU: AKU kryen kontrolle në subjekte me aktivitet “therje” dhe “tregtim mishi”, masa administrative me” gjobë “ dhe bllokime produktesh të pasigurta për konsum human

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Dibër nën drejtimin e Drejtorit të Menaxhimit të Riskut pranë Drejtorisë së Përgjithshme, monitoruan situatën për verifikimin e zbatimit të kërkesave të legjislacionit në fuqi në subjektet me aktivitet “Therje” dhe “Tregtim mishi” në qarkun e Dibrës.

Si rezultat i këtij monitorimi janë vendosur masa administrative në katër subjekte, në të cilat janë konstatuar në kushte të flagrancës shkelje ligjore që cënojnë sigurinë ushqimore.

Në tre subjekte me aktivitet “tregtim mishi” u konstatua produkti mish qengji pa vulë veterinare në sasinë e 41.8 kg dhe 15.3 kg si dhe u bllokua sasia prej 57.1 kg me destinacion asgjësim produkti.

Në subjektin me aktivitet “Restorant” u konstatuan 76 kg mish, për të cilat nuk disponohej sistemi i gjurmueshmërisë, si dhe 60 kg fileto pule me afat të kaluar përdorimi. Si pasojë e këtyre gjetjeve u vendos masë administrative me “gjobë” dhe u bë bllokimi i 136 kg mish i pasigurt për konsum human.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sigurinë ushqimore.

106109121_3044474185634876_3019910732923553577_o.jpg

106093373_3044474472301514_1084476411939676994_o.jpg

105598046_3044474728968155_8744094480996077581_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img