Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zyrtarët e drejtësisë amerikane shkojnë në SPAK, takim me Dumanin

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarët e drejtësisë amerikane shkojnë në SPAK, takim
Foto nga takimi

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme (SPAK).

Zyrtarët amerikan janë takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë të këtij institucioni. Gjatë takimit u diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Zyrtarët amerikanë që morën pjesë në takimin me prokurorët e SPAK janë: Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Gjatë këtij takimi u nënvizua se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Ata theksuan se Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese