Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zyrtar i DASH vjen në Shqipëri, ambasada: Riafirmon mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtar i DASH vjen në Shqipëri, ambasada: Riafirmon mbështetjen e
Zyrtar i DASH, Richard Nephew

Koordinatori i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew do të vijë sot në Shqipëri.

Lajmin për vizitën e tij në Tiranë, e ka bërë të ditur ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Në postimin e saj, ambasada shkruan se zyrtar i DASH, Nephew ndodhet në Shqipëri për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtës dhe përpjekjet kundër korrupsionit si dhe mirëqeverisjen.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij, në Tiranë ai do të takohet edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.

Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”,- shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese