
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar një takim me qytetarët të cilët u prekën nga zjarri që ra pak ditë më parë në tregun e rrobave.
Disa nga të prekurit kanë kërkuar ndihmë për ringritjen e tregut. Apeli është dëgjuar dhe menjëherë kryetari i bashkisë u ka shpjeguar qytetarëve procedurat që do të ndiqen për të ringritur edhe një herë ambientet ku ata punonin prej vitesh.
Kujtojmë që vetëm katër ditë më parë një zjarr i madh ra në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër në lagjen “Ndoc Mazi. Për shkak të përmasave të mëdha, zjarri është përhapur edhe në banesat ngjitur tregut duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Forca të shuma zjarrfikësish për disa orë bën të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërsa nga hetimet rezultoi se ngjarja që solli shkrumbimin e ndërtesave dhe mallrave ishte aksidentale.
Sondazh