Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, tymi mbulon zonën, bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, tymi mbulon zonën,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi në në Bashkinë e Dropullin, ku zjarrfikësit prej dy ditësh janë në luftë me flakët.

Prej orësh, helikopteri Cougar, 21 efektivë të FA, 54 forca zjarrfikëse me 14 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli, efektivë të Policisë së Shtetit, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po punojnë për izolimin e flakëve dhe për shmangien e çdo rreziku për banorët e zonave.

Edhe pse po punohet pa pushim për shuarjen e zjarrit, flakët vijojnë të përhapet me shpejtësi ndihmuar dhe nga era.

Situata po përkeqësohet me flakët që i afrohen banesave. Po ashtu policia ka bllokuar qarkullimin në aksin Gjirokastër – Kakavijë për shkak se kalimi është bërë i vështirë nga tymi që është çliruar nga zjarri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese