Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri që terrorizoi "Komunën e Parisit" vihet nën kontroll, Mbrojtja Civile del me njoftim zyrtar 

Shkruar nga Newsbomb

Zjarri që terrorizoi "Komunën e Parisit" vihet nën

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në katin nëntokë të Kompleksit Kika në “Komunën e Parisit”.

Sipas një njoftimi, bëhet me dije se zjarri është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse dhe 10 efektivëve zjarrfikës. Po ashtu vihet në pah se gjatë incidentit janë djegur tre automjete të parkuara, ndërsa banorët janë evakuuar në kohë.

Ndërsa përsa i përket shkakut të ngjarjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile evidenton se paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.

Njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:

Pavarësisht shuarjes së flakëve, zona vijon të ketë prezencë tymi, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit ndodhen ende në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe për të kryer hetimet e nevojshme mbi rrethanat e ngjarjes.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese