
Foto arkiv/ Ilustruese
Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e kësaj të premte një sipërfaqe me ullishte në fshatin Vllahat, Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejt vatrës së zjarrit janë nisur forcat e zjarrfikëses, mirëpo për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja e tyre.
Ndërkohë, nga informacionet e deri tanishme bëhet me dije se flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat aty pranë. Janë banorët ata të cilët po mundohen të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore.
Sondazh
Poll