Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri përfshin malin e Balgjajt në Klos, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri përfshin malin e Balgjajt në Klos, terreni i vështirë
Pamje nga zjarri

Në vatër e re zjarri është përhapur që prej natës së djeshme në malin e Balgjajt në Bashkinë Klos.

Burime për media bëjnë me dije se flakët janë përhapur në një sipërfaqe masive duke përfshirë ahishte dhe pisha shumëvjeçare.

Terreni i thepisur dhe shumë i vështirë po pamundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa kushtet atmosferike dhe era shumë e fortë duket se po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Kujtojmë se ditët e fundit, Shqipëria është e përfshirë nga zjarre të mëdha duke shkatërruar sipërfaqe të mëdha toke, drufrutorë, pisha dhe ahishte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese