Zjarri në landfillin e Elbasanit është shkaktuar nga një shkëndije që është krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Këtë fakt e ka konfirmuar Policia e Shtetit në një komunikim zyrtar.
“Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.
Zjarri ka rënë në pikën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, në fshatin Katund i Ri. Zonat përreth janë gdhirë të mbuluar nga re të dendura tymi ndërsa një aromë e keqe ka përfshirë lagjet periferike të Elbasanit. Tashmë flakët janë vendosur nën kontroll nga forcat e shumta të zjarrëfikëses që mbërritën në vendngjarje.