Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e kësaj të mërkure një banesë në qytetin e Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit.
Sipas informacioneve parapake mësohet se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërkohë deri më tani nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo.
Sondazh
Poll