
Foto ilustruese
Zjarri ka përfshirë mëngjesin e sotëm një banesë në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se si pasojë e flakëve ka mbetur i plagosur 89-vjeçari, pronari i banesës.
Shtetasi me ininciale K.Zh, ka marrë djegie trupore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Sondazh
Poll