Dy avionë të tipit Canadair sapo kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq.
Ndihma nga ajëri vjen, pasi prej dy ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Devoll. Pavarësisht përpjekejve të pandërprera të zjarrfikësve nuk është bërë e mundur shuarje e zjarrit.
Dy avionët kanë mbërritur nga Greqi si mbështjete për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa bën me dije lajmin për ndërhyrjen nga ajri, falënderon për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverinë italiane dhe kroate.
“Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në #Dropull dhe #Finiq.
Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.
Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë #italiane dhe asaj #kroate”, shkruan Peleshi.