Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarrfikëset e Ulqinit nisen me urgjencë drejt Shkodrës, të gjitha shërbimet e Policisë angazhohen për të shpëtuar banorët nga zjarri

Shkruar nga Newsbomb
Zjarrfikëset e Ulqinit nisen me urgjencë drejt Shkodrës, të
Zjarri në Shkodër

Prej më shumë se një ore po luftohet me zjarrin masiv në tregun e rrobave në Shkodër. Zjarri i cili përfshiu tregun e rrobave të përdorura ka marrë përmasa shumë të mëdha duke u përhapur me shpëjtësi në të gjitha banesat në lagjen Qafë Hardhi në Shkodër. Fatkeqësisht deri tani janë shkrumbuar 5 banesa.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Shkodrës janë nisur edhe ato të shtetit fqinj, nga Ulqini si dhe nga Malësia e Madhe.

Ndërsa për evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, janë venë në dispozicion të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë.

Raportohet se angazhimi për të evakuar banorët është maksimal ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura. Në vendngjarje ka mbërritur dhe kryebashkiaku Benet Beci.

"Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.

Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit. Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit." - njofton policia. 

Zjarrfikëset e Ulqinit nisen me urgjencë drejt Shkodrës, të
Kryebashkiaku Benet Beci

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese