
Pamje nga vendngjarja
Një zonë me shkurre pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme ndërsa rrezikohen nga zjarri edhe banesat aty pranë.
Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa kujtojmë se një natë më parë një stallë bagëtish u përfshi nga zjarri dhe u dogjën mbi 200 bagëti.
Ndërkohë ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.
Sondazh
Poll