
Foto nga vendi i ngjarjes
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në lagjen “Manekaj” në Patos, në një vendgrumbullimi plehrash. Zjarri në grumbullim ka bërë që e gjithë zona të mbulohet nga tymi i zi.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa zjarri vijon të përhapet, ndihmuar edhe nga era. Tymi dhe era e keqe që çlirohet nga mbeturinat kanë krijuar probleme te banorët që ndodhen rreth kësaj zone.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sondazh
Poll