
Foto ilustruese
Një shkëndijë elektrike ështe bëre shkak për djegien e një kabine elektrike në zonën e Bulevardit të Ri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:40 tek parkingu nëntokësor në hyrjen e bulevardit. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.
Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Sondazh
Poll