Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje të fshatit Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit. Flakët e zjarrit në këtë sipërfaqe pyjore janë përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës.
Nga informacionet e para nga vendngajrja, dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm. Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve.
Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan.
Sondazh
Poll