Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr në një biznes automjetesh me qira në Kamëz, digjen 6 makina

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në një biznes automjetesh me qira në Kamëz, digjen 6
Foto ilustruese

Gjashtë makina janë djegur mëngjesin e sotëm në një servis në rrugën “Donald Trump”, Kamëz.

Bëhet me dije se si pasojë e zjarrit dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese