Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari, shpëton gruaja

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar herët mëngjesin e sotëm në lagjen Zogaj të Shkodrës, ku ka ndërruar jetë një 52-vjeçar.

Bëhet me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

“Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese