Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet për një masë elektrike në kondicionerin e banesës së shtetasit R. K.  Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të pallatit.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese