Një vatër zjarri u aktivizua ditën e djeshme në Greqi në kufirin në zonën e Leskovikut, ndërsa ditën e sotme është përhapur edhe në territorin shqiptar.
Zjarri është konstatuar në vendin e quajtur piramida 17 dhe fillimisht u përhap në zonën greke, dhe sot ka kaluar edhe në kufitin shqiptar.
Drejt vendngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikës së Kolonjës, forca policore dhe ato kufitare si dhe ato të palës greke të cilat do të ndërhyjnë për fikjen e zjarrit.
Sondazh
Poll