Mesditën e sotme, 3 banesa janë përshirë nga flakët në Kuçovë. Sipas informacioneve paraprake, shkak për rënien e zjarrit janë bërë shkëndijat elektrike në njërën prej banesave.
Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët dhe për të parandaluar rrezikimin e banesave të tjera përreth, pasi zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 35 minuta pas rënies së tij, zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë.
Ndërsa mësohet se banorët kanë arritur të dalin nga shtëpitë përpara se situata e zjarrit të përshkallëzohet, duke bërë që të mos ketë të lënduar.
Ngjarja e ndodhur në lagjen 1 Maji të qytetit të Kuçovës ka lënë pas dëme të mëdha materiale, por pa të lënduar në njerëz.