Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Berat. Bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët kanë qenë duke djegur degat në parcelat me ullinj.
Por zjarri për shkak edhe të erës ka dalë nga kontrolli. Drejt vendngjarjes janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës, 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit.
Si pasojë e flakëve janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.
Sondazh
Poll